“Covid 19”, 243 raste të reja dhe 4 viktima dhe 100 të shëruar
Autoritetet shëndetësore në vend kanë njoftuar se në 24 orët e fundit....

Autoritetet shëndetësore në vend kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID 19,243 përsona, ndërsa janë shëruar 100 pacient.
Të dhënat i referohen testimit të1831 mostrave në gjithë vendin. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh është regjistruar në Shkup, gjithsej 98 persona, në Strumicë 21 persona, në Prilep dhe Shën Nikollë 12 persona, në Kumanovë dhe Koçan nga 11 persona, në Strugë, Radovish dhe Berovë nga 9 përsona, Shtip 7 persona, në Manastir, Ohër, Gostivar dhe Gjevgjeli nga 5 persona, në Kavadar dhe Vallandovë nga 4 persona, në Veles 3 persona, Tetovë, Kriva Pallankë, Vinicë, Dellçevë dhe Negotinë nga 2 përsona, ndërsa me nga një person të infektuar janë Pobishtipi, Demir Hisari dhe Kërçova.
Sipas të dhënave të publikuara, 4 pacientë kanë ndërruar jetë, një 65 vjeçar nga Prilepi, nga Manastiri një 82 vjeçar,dhe dy pacientë nga Kumanova, 72 dhe 80 vjeç.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vend që nga fillimi i epidemisë është 18.602, numri i pacientëve të shëruar 15.264, ndërsa numri i të vdekurve është 753. Momentalisht në Maqedoni ka 2.585 raste aktive. (Gyltene Sinani, TVM2)
