Emërimet në eshalonin e tretë, Rexhepi: Ende bisedohet, do informojmë në kohë
Riogranizimi i Lëvizjes BESA si grup i pavarur i deputetëve në Kuvend....

Riogranizimi i Lëvizjes BESA si grup i pavarur i deputetëve në Kuvend, nga kjo parti arsyestohet si lëvizje për më shumë efikasitet në punë, por ata gjithsesi mbeten pjesë e shumicës parlamentare.
Kastriot Rexhepi , koordinatori i grupit të deputetëve të besës, në “Intervistën e Javës” në TVM2, thotë se presin të përfundojë edhe procesi i ndarjes së posteve në eshalonin e tretë , por pa sqaruar se sa drejtori do t’i takojnë kësaj partie.
“Ky proces duhej të të filloj që para dy-tre javësh, mirëpo për shkak të zhvillimeve politike dhe udhëtimeve të disa përfaqësues ka mbetur pak dhe besoj se brenda kësaj jave ose gjatë fundjavës që të bisedohet në këtë drejtim por në momentin që do të kemi ndonje informacionin në mënyrë transparente do të informojmë opinionin” – tha Koordinatori i Deputetëve të Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi.
Formimi i grupit parlamentar, Rexhepi pranon se ka bisedime, por nuk jep hollësi
Rexhepi nuk deshi të sqarojë ndërkohë as idenë për t’u kthyer në grup parlamentar brenda Kuvendit . Ai lë hapësirë për bashkëpunim, por pa sqaruar se nga cila parti parlamentare, do të merrnin deputetin që u mungon.
“Ka patur edhe zëra edhe kontakte rreth idesë, mundësisë të bashkimit edhe të deputetëve nga grupet tjera parlamentare mirëpo në këtë moment nuk dua të ceki më shumë” – u shpreh Rexhepi.
Aktualisht Besa ka postin e ministrit të Bujqësisë në qeveri dhe zëvendësministra në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Kulturës. E sa u përket drejtorive që do t’i takojnë, kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami , tashmë ka deklaruar se do të përzgjidhen kuadrot më cilësorë të cilët, jo detyrimisht duhet të jenë anëtarë të kësaj partie. (Rexhep Qamili, TVM2)
