MASH për shkollat, sanksione për ato që nuk i respketojnë vendimet

03.10.2020 17:30

Të gjitha shkollat që do ti shkelin vendimet e Komisionit për sëmundje infektive....

Të gjitha shkollat që do ti shkelin vendimet e Komisionit për sëmundje infektive mund të përballne me dënime thekson Ministrja e Arsimit, Milla Carovska pas paralajmërimit të Drejtorit të Gjimnazit në Dibër, Ramadan Imeri, se do të organizojë mësimin me prani fizike edhe pse për këtë nuk ka leje.

“Gjithsesi se ka mundësi për sanksionim në pajtueshmëri me ligjet. Vendimet e Qeverisë janë të qarta dhe ato duhet të respektohen sepse janë në interes të mbojtjes së shëndetit publik.Unë bisedova me Kryetarin e Komunës së Dibrës, i cili më tha se ky është qëndrim individual i drejtorit dhe më konfirmoi se nuk do të ndodh pranimi i nxënësve” – tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Carovska për bojkotin, nuk ka bojkot të tërësishëm në shkolla 

Sa i përket paralajmërimeve për bojkot të mësimit Carovska tha se nuk ka bojkot të tërësishëm në asnjë shkollë, por vetëm një pjesë e nxënësve e bojkotojnë mësimin, por nëse ndodh bojkotimi atherë do të bisedohet që këto orë të kompenzohen gjatë verës.

“Për momentin nuk ka bojkot të tërësishëm në asnjë shkollë,ata janë raste individuale të nxënësve  për të cilët unë jam e sigurtë se duke ndjekur trendin e paraqitjes dhe harenë tek fëmijët e cila ndodh edhe për shkak të mësimit online se do të kyçen në mësim. Kaluan  vetëm dy ditë dhe veçmë nxënësit po adaptohen dhe çdo vendim apo ndryshim i mënyrës së jetesës është i vështirë, unë jam e sigurtë se të gjithë ngadalë do të adaptohen. Nëse paraqiten mangësi do të bisedojmë me Byronë për Zhvillimin e Arsimit që orët e humbura të mbahen gjatë verës” – u shpreh Carovska.

Nga e hëna poashtu  fillon vendosja e studentëve në konvikte që do të zhvillohet sipas  protokolleve kovid. Në konvikte janë pranuar 1614 studentë thekson Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, sipas së cilës ka kapaciette për 2080 shtretër që do të thotë se ka mundësi për pranimin e më shumë studentëve të cilët do të jenë përfitues të ndihmës sociale prej 6000 denarësh. (Flutura Latifi, TVM2)