Shoqata e Infermierëve: Përcaktim ligjor i kompetencave e përgjegjësivë
Sindikata e shoqatave të infermierëve, teknikëve, mamive dhe stomatologëve....

Sindikata e shoqatave të infermierëve, teknikëve, mamive dhe stomatologëve, pret këtë javë të takohet me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe për të prezantuar problemet dhe pakënaqësitë, që datojnë me decenie por periudhën e fundit, edhe për shkak të pandemisë, duket se janë thelluar edhe më shumë.
Sidomos infermierët ankohen se në mungesë të kompetencave të përcaktuara me ligj, nuk përcaktohen dot as përgjegjsitë e tyre dhe ndjehen të margjinalizuar. Mungesa e infermierëve është problem më vete , në vendin tonë në vend të 14,000 infermierëve sa ka nevojë sistemi, ka vetëm 7,500.
“Kjo nuk është diçka që ndodh vetëm në kohën e pandemisë apo dy tre vitet e fundit, ky është një problem që vazhdon me dekada me infermieret. Pajënaqësitë kanë problem bazë,s’ka definicion të profesionit,nuk ka licence të profesionit,infermieret nuk kanë të përcaktuara kompetenca ne vendet e punës dhe bazuar në këtë nuk mund të kërkoni përgjegjësi nga ato. Si zë i motrave medicinale ne duam zgjidhje të kësaj situate ndërsa ajo qëndron në sjelljen e ligjit mbi infermierinë.” – tha Gordana Beshliovska, Kryetare e Shoqatës së Infermiereve.
Të gjitha vendet në rajon dhe ato në Bashkimin Evropian kanë ligje që përcaktojnë qarët punën e inferimerëve.
Në vendin tonë, ekziston një përkufizim vetëm në dy nene ku thuhet se infermieri duhet të ketë arsim të mesëm dhe të lartë.
Infermierët përbëjnë gjysmën e stafit mjekësor edhe në botë. OBSH paralajmëron se ka një deficit global në këtë kategori. Për të kapërcyer këtë problem, sipas OBSH-së, deri në vitin 2030, do të nevojiten të angazhohen 9 milion infermierë të rinj. (Leunora Kaliqi, TVM2)
