Futboll

Gashi shënoi! Reali triumfoi, Hasi befasoi Arsenalin!

05.11.2014 14:51

Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, debutoi me gol në Champions League në fanellën e Baselit. Ai realizoi gol në fitoren bindëse me rezultat 4:0 ndaj ekipit nga Bullgaria, Ludogorets...

Gashi së bashku me Taulant Xhakën u aktivizuan standardë dhe bënë paraqitje fantastike, ku në vatër të tyre fituan tre pikë të rëndësishme. Gashi luajti deri në minutën e 74-të dhe ishte prej më të mirëve.
 
Kampioni zviceran kalon në vend të dytë me 6 pikë në grupin B dhe janë shumë afër realizimit të qëllimit. Autorë të golave janë: Embolo (34'), Gonzales (41'), Gashi (59') dhe Suchy (65').
 
Real Madridi sërish mposhti Liverpoolin, por kësaj here me rezultat 1:0. Në Santiago Bernabeu ishte një atmosferë e bukur, ndërsa kampioni në fuqi i Evropës falë Benzemas që shënoi në minutën e 27-të mundi Redsat. 
 
Dramë në Torino, kur kampioni italian, Juventusi përmbysi epërsinë e skuadrës greke Olympiakos. Juventusi ishte duke humbur me rezultat 2:1, por e shndërroi atë në fitore me rezultat 3:2. Pajtim Kasami u inkuadrua në lojë në minutën e 77-të për Olympiakosin, por asesi që të gjejnë barazimin e artë. 
 
Anderlechti që ka trajner Besnik Hasin, befasuan në Emirates, duke barazuar me 3:3 me Arsenalin. Anderlecht bëri lojë të mirë dhe shokoi tifozët londinez. 
 
Blerim Xhemaili u paraqit nga minuta e parë për Galatasarayn dhe në minutën e 90+2 u ndëshkua me karton të verdhë.
 
Dortmundi ishte më i mirë se ekipi turk, Galatasaray dhe shënoi fitore me rezultat 4:1. Dortmundi dhe Arsenalin dy xhiro pa përfunduar faza e grupit siguruan biletën për më tutje.