Luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabak

04.10.2020 13:06

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se mori "masa hakmarrëse"...

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se mori "masa hakmarrëse" më 4 tetor pas asaj që ajo e përshkroi si një sulm raketash të kryer nga rajoni i shkëputur i Nagorno-Karabakut kundër qyteteve të Azerbajxhanit, Terter dhe Goradiz.

"Aktualisht, Forcat e Armatosura të Armenisë po kryejnë një sulm raketor kundër Terter dhe Goradiz, në rrethin Fizuli," nga territori i Karabakut Nagar", tha ministria.

Ministria nuk tha se çfarë lloj masash kishte marrë, por reporterët e AFP-së në terren raportuan se shpërthimet po tronditnin qytetin kryesor të Nago-Karabak, më 4 tetor.

Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që kanë shpërthyer më 27 shtator.

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë në përleshjet e rënda. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë. Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë. Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.