MPB arreston 59 persona për dënime deri 10 vjet
Ministria e Punëve të Brendshme, po ndërmerr masa...

Ministria e Punëve të Brendshme, po ndërmerr masa intensive për gjetjen dhe arrestimin e personave që janë objekt i kontrollit, gjegjësisht të cilët kërkohen për vuajtje të dënimit me burg nga institucionet e ndëshkuese përmirësuese në vend, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.
Sipas tij prej 15 shtator deri më 1 tetor të këtij viti në territorin e vendit u arrestuan 59 persona.
“U zbuluan dhe u arrestuan 59 persona, të cilët më pas u dënuan me burg deri në dhjetë vjet dhe u mbajtën në institucionet e vuajtjes së dënimit” – tha Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Përveç kësajMinistria e Brendshme, në bashkëpunim me policinë nga vendet e tjera, ndërmerr masa dhe aktivitete intensive për zbulimin dhe ekstradimin e personave që janë arratisur nga vendi ynë, dhe janë objekt i kërkimit nga institucionet tona. “Një person i ekstraduar nga Gjermania është kërkuar për vuajtjen e dënimit me burg prej 32 vjet e gjashtë muaj. Një person është ekstraduar nga Austria i cili kërkohet për dënim me burg prej dhjetë vjetësh, dhe disa persona të tjerë gjithashtu janë ekstraduar gjatë kësaj periudhe” - tha Angellovski.
