Mickovski, për Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedonase nuk ka negociata

04.10.2020 15:10

Lideri I VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski....

Lideri I VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski në intervistën e tij në “Radion Evropa e Lirë”, theksoi se opinioni është manipuluar sa i përkjet memorandumit me Bullgarinë dhe për këtë është fajtor vet Kryeministri, Zoran Zaev.

Sipas tij për këtë çëeshtje Zaev ka pasur dorën e shtrirë nga opozita sepse VMRO  ofroi  që fqiut  lindor ti përgjigjemi me konsensus nga të gjitha partitë politike dhe në këtë mënyrë ne do të kishim pozicion të përbashkët shtetëror, pas të cilit do të qëndronin të gjitha partitë serioze politike, por një e gjë e tillë nuk ndodhi.

Tani jemi në situatë kur fqiu ynë lindor e feston Goce Dellçevin si figurë të tyre, por edhe ne e bëjmë njejtën gjë. Në pyetjen se cila zgjidhje është e pranueshme për VMRO DPMNE-në, Mickovski me përgjigje: “Për Goce Dellçevin nuk ka negociata, për gjuhën maqedonase nuk ka negociata, kjo është punë e kryer, kjo është e drejtë e fituar. Goce Dellçev është pjesë e himnës sonë kombëtare, është pjesë e identitetit tonë dhe në bazë të kësaj figure ne kemi krijuar shtetin.Tani ne e nderojmë  figurën e Goce Dellçevit si maqedonas, si njeriun i cili ka luftuar për shtetin bashkëkohor maqedonas i cili është pjesë e himnës sonë, e cila është pjesë e identitetit tonë. Pse ne negociojmë kur edhe fqiu ynë lindor e nderojnë figurën e tij si të tyrin kanë edhe qytet Goce Dellçev. Cili është dallimi nga situata e tanishme faktike”.

Sipas Mickovskit për vendin nuk ka nënçmim më të  madh të zhvillohen negociata për të fshirë luftën e para ardhësve tanë për Maqedoninë vetëm për shkak se një politikan i paaftë këto çështje i ka vënë në tavolinën e negociatave. (Flutura Latifi, TVM2)