“Covid 19, 191 të infektuar 3 të vdekur dhe 77 të shëruar

04.10.2020 16:40

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve nga covid 19 ka vazhduar të jetë i lartë....

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve nga “Covid 19” ka vazhduar të jetë i lartë, por është vërejtur rënie për dallim nga dy ditët e kaluara kur numri i të infektuarve  ishte 243, perkatësisht 225. 

Nga 1350 të testuar , 191 persona kanë rezultuar pozitiv ndërsa 3 persona kanë humbur jetën edhe atë:

Një 81 vjeçarë nga Shkupi, një 67 vjeçarë nga Kërçova dhe një 77 vjeçarë nga Struga. Numri më i madh apo gjysma e të infektuarve u regjistruan në Shkup 96, ndërsa pasojnë Tetova dhe Koçani me nga 15, Prilep 13 dhe qytetet tjera prej 5 deri në një të infektuar. Shifrat e larta të personave të infektuar kanë rritur shqetësimin e autoriteteve shëndetësore për fillimin e valës së tretë të përhapjes së virusit.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi edhe ashpërsimin e masave kufizuese nëse vazhdon trendi i rritjes së numrit të personave të infektuar.

Lajmi i mirë që vjen nga autoritetet shëndetësore është se instituti i shëndetit publik ka regjistruar edhe 77 të shëruar. Deri tani me kovid 19 në vend janë regjistruar 18.790, prej të cilëve janë shëruar 15.341, jetën e kanë humbur 756, derisa raste aktive janë 2.693.

Rritja e numrit të personave të infektuar mund të ndikojë edhe në vendimin për heqjen e testit PCR, mes shteteve të rajonit përfshi edhe Kosovën, për çka javën që vjen pritet koordinim i ministrave të shëndetësisë të vendeve të rajonit. (Gyltene Sinani, TVM2)