Pako e katërt e masave antikrizë, Halili:U ndihmohet kompanive të tejkalojnë krizën
Ndihma prej 470 milion euro përmes pakosë së katërt të masave anti-krizë....

Ndihma prej 470 milion euro përmes pakosë së katërt të masave anti-krizë sipas ekspertit ekonomik Arben Halili për dallim nga tre pakot e para janë më tepër të destinuara për nevojat e biznesit.
Përmes mundësisë për kredi me norma të ulëta dhe subvencioneve të ndryshme bizneseve do ti mundësohet mbijetesa. Shpresdhënëse sipas Halilit është ajo që ende ndonjë kompani nuk ka shpallur falimentim.
“Zyrtarisht nuk kemi një numër se ka një shifër të theksuar të kompanive të cilat janë mbyllur gjatë kësaj periudhe. Kjo lë një shpresë që megjithatë po bëhen ato përpjekjet e fundit të mbijetesës dhe unë shpresoj që me një qasje serioze, të drejtëpërdrejtë për tu ndihmuar bizneseve përmes pakos së katërt besoj që një numër i konsiderueshëm i kompanive do arrijnë të përballojnë vështirësitë e covid 19 dhe sigurisht do të arrijnë një stabilitet I cili më pas do të gjeneroj edhe fitimin e dëshiruar” – u shpreh eksperti ekonomik, Arben Halili.
Pagesa e kontributeve, Halili: Mbrohen vendet e punës që u rrezikuan nga kriza
Halili për TVM 2, vlerëson se masa për pagesën e kontributeve është mëse e nevojshme, pasi që në njëfarë forme do të jetë një garancë për ruajtjen e vendeve të punës, të cilat janë të rrezikuara si pasojë e pandemisë covid19.
“Çdo kompani përfituese e kësaj mase është e detyruar që me tre pakot e para, punëtorët të cilët i ka pasur deri në muajin shkurt apo deri në muajin prill të mund ti mbajë në tre muajtë e rradhës dhe sigurisht kompanitë të cilët do të përfitojnë nga ky moment punëtorët të cilët i kanë pasur deri në muajin korrik do të jenë të detyruar ti mbajnë deri në fund të vitit.Qëllimi i kësaj pako është të reduktohet sepse smund të themi të evitohet, por të reduktohet maksimalisht lëshimi i punëtorëve nga puna”- tha eksperti ekonomik, Arben Halili.
Por sipas ekspertit Halili, shteti nuk do të jetë në gjendje që në mënyrë të vazhdueshme të ofron kësilloj masa, pasi që është e detyruar që ta mbush edhe arkën shtetërore. Andaj sipas tij duhet të mësohemi të ndryshojmë edhe mënyrën e të bërit biznes. (Ersan Pajaziti, TVM2)
