Udhëzuesit turistik në Ohër në prag të ekzistencës presin ndihmë nga Qeveria

04.10.2020 14:35

Rreth dyqind udhëzues turistikë nga Ohri....

Rreth dyqind udhëzues turistikë nga Ohri janë në prag të ekzistencës meqë pandemia u shkaktoi humbje të mëdha, duke i kthyer nga ambasadorë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, në sociale.

Deri vitin e kaluar, ata fitonin të ardhurat e tyre kryesore nga drejtimi i grupeve të huaja duke filluar nga marsi e deri në tetor, ndërsa këtë vit për shkak të pandemisë, të ardhurat e tyre mbetën zero. E tani ato mbulohen nga ndihma financiare në paketën e katërt të masave ekonomike të qeverisë.

“Është për të ardhur keq që ambasadorët tanë të brendshëm nuk janë të mbuluar me të paktën një ndihmë të vogël, megjithatë, bëhet fjalë për një kategori të qytetarëve që aktualisht janë bërë soaciale dhe kanë nevojë për ndihmë.” – tha Kryetari i shoqatës së guidave turisike në Ohër, Kliment Naumov.

Pandemia ka ndikuar shumë edhe tek agjencionet turistike, të cilët janë në gjendje të palakmueshme, ku disa prej tyre janë detyruar të mbyllin biznesin, e disa të tjerë detyrohen të heqin nga puna punënjësit e tyre.

“Këtë dimër, agjencitë e udhëtimit do të lihen në duart e mëshirës. Kjo paketë e fundit e masave, e cila përfshin agjencitë e udhëtimit, është premtuese. Ne dijmë edhe agjenci turistike të cilët i kanë mbyllur bizneset e tyre.” – deklaroi Naumov.

Oraret e udhërrëfyesve dhe shoqëruesve turistikë nga Ohri për këtë sezon ishin të rezervuara plotësisht, por fatkeqësisht për shkak të pandemisë të gjitha angazhimet e tyre u anuluan deri në mars të vitit 2021. Ndërsa të hënën organi koordinues në Ministrinë e Ekonomisë do të zbulojë kushtet për ndihmën financiare që ato do të marrin. (Ilmije Zhaku, TVM2)