Shqipëri, “Covid-19”, 4 viktima, 149 raste të reja dhe 139 të shëruar

04.10.2020 19:06

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima....

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima dhe  149 raste të reja nga 963 testime, ndërsa janë shëruar 139 qytetarë të infektuar duke e çuar numrin e të shëruarve në 8675, që nga fillimi i epidemisë.

“Janë kryer 963 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë” – tha Eugena Tomini nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kosovë, “Covid-19”,  asnjë viktim, 56 raste të reja dhe 69 të shëruar

Në Kosovë situate epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit . Në 24 orët e fundit në Kosovë nga 567 mostra të marra kan rezultuar pozitiv me “Covid 19”, 56 përsona dhe janë shëruar 69 pacientë.

Ndërsa brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga virusi korona. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 15.814 raste. përderisa numri i të shëruarve është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328. dhe 630 raste të vdekjes nga korona virusi. (Gyltene Sinani, TVM2)