Presidenti Trump trajtohet nga “Covid 19”, ndjehem shumë mirë, shpresoj të kthehem së shpejti
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili po trajtohet për sëmundjen COVID-19 në një spital ushtarak në Uashingtonit, tha se ndihet “shumë më mirë” dhe se shpreson se “do të kthehet së shpejti”, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
“Qëllimi im është që ta mbyllim fushatën ashtu sikurse e nisëm dhe e vazhduam,jemi shumë krenarë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe, por kjo është diçka që ndodh, u ka ndodhur miliona njerëzve në të gjithë botën dhe unë po luftoj edhe për ata. Do ta mundim koronavirusin apo quajeni si të doni” – tha Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Është hospitalizuar edhe ish presidenti i Ukrainës, Petro Perushenko për shkakë të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, deri në fund të shtatorit ai ishte në izolim shtëpiak.
Javëve të fundit Ukraina ka pasur numër rekord të të infektuarve dhe raste të vdekjeve nga Covid 19.
Rusia poashtu po përgaditet për një val të re, edhe pse nga Krmlini nuk paralajmërojn për një skenar të tillë. Ky vend është në vendin e 4 duke u bazuar në numrin e të infektuarve dhe të vdekurve në botë.
Para saj janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili.
“Këtë javë do të ndërmiren masat retrektive, veçanërisht në transportin publik, këtu unë kam vën një maskë, përndryshe nuk do të më lejojn në metro, patjetër duhet të ndjek rekomandimet.dhe ju apeloj autoriteteve të mendojn dy her se si ta ndalojn valën e dytë,që mos të mbyllet gjithçka”.
Më shumë se 35 milionë njerëz në të gjithë botën janë infektuar me virusin korona. Deri më tani, 26 milionë njerëz janë shëruar dhe mbi 1,million të tjerë kanë vdekur si rezultat i Covid-19. Aktualisht në Botë po punohet për krijimin e rreth 200 vaksinave të mundshme. (Gyltene Sinani, TVM2)
