Botë

Trump lë spitalin për pak minuta, Mjekët: Vuri në rrezik jetën e atyre që e ruajnë

05.10.2020 09:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u bë sërish objekt kritike nga mijëra njerëz dhe shumë doktorë pas veprimit të tij të fundit ditën e diel.
 
Pasi postoi në Twitter një video ku thoshte se po “merrte raporte të shkëlqyera” nga mjekët, Presidenti Trump premtoi një befasi të vogël për mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19. Ai u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ualter Reed brenda një automobili të blinduar, për të përshëndetur mbështetësit e tij. Por ky veprim nuk gjeti mbështetjen e mjekëve dhe shumë njerëzve të cilët u shprehën se presidenti rrezikoi jetën e dy anëtarëve të Shërbimit Sekrete. Sipas tyre kjo gjë ishte çmenduri dhe e panevojshme. Sipas raportimeve, Trump pritet që së shpejti të largohet përfundimisht nga spitali për të vijuar trajtimin antiCovid nga shtëpia. Ndërkohë në shumë media është ngritur një tjetër akuzë ndaj Donald Trump, ku thuhet se presidenti amerikan e fshehu rezultatin e testit të parë pozitiv për koronavirus.