Maqedoni

Nuk ka më festa me këngëtarë e DJ, kufizohen mysafirët në objektet hotelierike

05.10.2020 10:40

Qeveria në seancën e djeshme, miratoi konkluzionet e Komisionit për Sëmundje Infektive...

Qeveria në seancën e djeshme, miratoi konkluzionet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

"Në të gjitha objektet hotelerike ndalohen festat e organizuara me këngëtarë apo di xhei, zëri i muzikës kufizohet në 55 decibel dhe në një tavolinë tani mund të qëndrojnë vetëm 4 njerëz maksimum e jo 12 sa ishte e paraparë deri dje. Ndalohet puna në klubet e natës dhe diskoteka dhe duhet të merren masa rigoroze nga ana e institucioneve kompetente në rast të shkeljes së ndalesës", theksohet në kumtesën e qeverisë.

Në shkollat me qëndrim ditor, duhet të respektohen në mënyrë strikte rregullat higjienike të përcaktuar me Ligjin për sigurinë e ushqimit si dhe standardet HASSP dhe Protokollet për mbrojtje nga COVID-19. Servimi i vakteve të realizohet në tryezat e shkollës duke mbajtur llogari që të mos vjen deri te përzierja e nxënësve nga paralele të ndryshme.  Qeveri  miratoi  edhe Raportin për punën e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura nga themeluesit e  shkollës për organizimin e orëve me prani fizike, për periudhën prej 29.09.2020 deri më 2.10.2020, theksohet mes tjerash në njoftimin e qeverisë.