Maqedoni

Universiteti i Tetovës nis vitin akademik, mësim me prani fizike e respektim të masave

05.10.2020 11:01

Sot ka filluar viti i ri akademik në Universitetin e Tetovës...

Sot ka filluar viti i ri akademik në Universitetin e Tetovës, në objektet në Tetovë dhe në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Kumanovë.
 
Studentëve në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik, iu drejtua Rektori I UT-së, Vullnet Ameti, e më pas ata u takuan me  dekanët, stafin udhëheqës dhe profesorët e fakulteteve përkatëse. Mësimi në Universitetin shtetëror Fadil Sulejmani, do të fillojë me prezencë fizike në të gjithë fakultetet. Studentët obligohen që t’i respektojnë masat e caktuara për mbrojtje nga COVID–19, ta ruajnë distancën, të kenë maska mbrojtëse dhe të respektojnë shenjat përkatëse gjatë pranisë në hapësirat e Universitetit.