Miratohet rebalanci i buxhetit, deficiti 8.4%, shkak zbutja e pasojave nga Covid 19
Qeveria në seancën e djeshme e ka pranuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit...

Qeveria në seancën e djeshme e ka pranuar propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit për vitin 2020 i cili do të dërgohet për shqyrtim në Kuvend.
Projeksionet tregojnë se deficiti në buxhet do të jete 8.4 për qind, për shkak të rritjes së shpenzimeve, pjesa më e madhe e të cilave janë masat e ndërmarra për zbutjen e pasojave nga pandemia me COVID-19. Pjesa e të hyrave në buxhet mbetet e pa ndryshuar, ndërsa deficiti pritet të mbulohet me huazim në tregun vendor. Me rebalancin nuk janë parashikuar asnjë implikim në lidhje me pagesat e ndihmave sociale dhe pensionet. Ato do të paguhen me kohë. Plotësimi i detyrimeve do të vazhdojë me shkurtimin shtesë në shpenzimet jo produktive dhe rialokimin e mjeteve në buxhet.
