Maqedoni
Covid-19, disa vende europiane po marrin masa të reja
05.10.2020 12:48
Në të gjithë botën, vendet që dikur e kishin vënë nën kontroll përhapjen e virusit...

Në të gjithë botën, vendet që dikur e kishin vënë nën kontroll përhapjen e virusit, tani po përballen me një ringjallje shqetësuese. Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë një vjeshtë dhe dimër të vështirë përpara. Derisa numri i të infektuarve po rritet, një pjesë e vendeve evropiane po marrin masa të reja kundër virusit.
Në Francë, gjatë fundjavës, u regjistruan 30 mijë të infektuar. Parisi Lile, Lyon, Grenobl dhe Tolous, po kalojnë pranë pragut maksimal të alarmit. Në Paris, restorantet do të qëndrojnë të hapura me protokolle të reja shëndetësore, orë të shkurtuara pune dhe do të regjistrojnë detajet e kontaktit të klientëve. Gjithashtu po inkurajohet fuqimisht puna nga shtëpia.
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kufizime në tubimet e njerëzve dhe pothuajse një e treta e popullsisë prej 66 milionë banorësh të vendit është nën masa më të forta lokale të izolimit.
Spanja ka vendosur Madridin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – në bllokim të pjesshëm.
Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke filluar nga 5 tetori me masa të reja kufizuese. Mesatarisht 303.3 njerëz në 100 mijë banorë u infektuan me virus në Republikën Çeke, në 14 ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore të Irlandës i rekomanduan qeverisë që vendi të zbatojë një bllokim të dytë mbarë-kombëtar për 4 javë.
