Maqedoni

Komisionit për Sëmundje Infektive propozoi hapjen e kufijve pa test PCR

05.10.2020 15:13

Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive ka dorëzuar në Qeveri...

Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive ka dorëzuar në Qeveri propozim vendimin për miratimin e hapjes së kufijve pa test PCR për shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
 
“Sipas analizave, nuk ka aktualisht indikacion, përkatësisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me COVID-19 në shtet nga këto vende. Sipas kësaj, nuk ka rrezik të hapen kufijtë. Në Bashkimin Evropian të gjitha kufijtë për lëvizje janë pa PCR test”,- theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë në vend. 
 
Zaev: Qeveria vendos të martën për hapjen e kufijve
 
Kryeministri, Zoran Zaev, tha se bëhet fjalë për një iniciativë rajonale ku numrat e të infektuarve janë përafërsisht të ngjashëm ndërsa shprehet optimist se vendi nuk duhet të jetë i izoluar nga rajoni duke marrë parasysh lidhjet në çdo aspekt.
 
“Ne nuk dëshirojmë të jemi të izoluar nga rajoni, nëse hapet rajoni edhe ne duhet të jemi të hapur, jemi vend i vogël, jemi të lidhur me rajonin, edhe në pjesën e shkëmbimit të përvojave shëndetësore por edhe në aspektin ekonomik. Parimisht jemi pozitiv kur vetë personat profesional të Komisionit Shëndetësor japin sugjerime. Por, gjithashtu më duhet të theksoj se ato sugjerime do të jenë, Po udhëtime, pa PCR test por vetëm kur është e domosdoshme.”,- deklaroi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
 
Me rekomandim të Komisionit Shëndetësor, Qeveria vendosi ndalimin e mbrëmjeve muzikore
 
Vendimin për hapjen e kufijve Qeveria pritet ta sjellë të martën, ndërsa në mbledhjen e fundit, Qeveria ka pranoi masat e rekomanduara nga Komisioni për sëmundje infektive, të cilat parashikojnë ndalimin e mbrëmjeve muzikore, kufizimin e intensitetit të muzikës si dhe numrin e mysafirëve në objektet hotelierike. 
 
“Ne i respektojmë artistët e estradës dhe të gjithë që marrin pjesë në manifestime, por e respektojmë edhe Komisionin Shëndetësor. Ne jemi të vetëdijshëm se është i rëndësishëm edhe aspekti ekonomik, përkatësisht ekzistenca e artistëve që përforcojnë në objektet hotelierike, por megjithatë shëndeti është dominant, prandaj qeveria ka sjellë vendim për shkak të shëndetit të qytetarëve.”,- theksoi Zaev. 
 
Masat restriktive të propozuara nga Komisioni Shëndetësor erdhën pasi gjatë tri ditëve të fundit në vend janë regjistruar mbi 650 raste të reja me Covid-19. 
 
LEUNORA KALIQI