Maqedoni
Kovid-19, katër të vdekur e 83 të infektuar
05.10.2020 17:25
Betejën me virusin Korona në vend, gjatë 24 orëve të fundit, e kanë humbur 4 persona...

Betejën me virusin Korona në vend, gjatë 24 orëve të fundit, e kanë humbur 4 persona, ndërsa nga 539 teste, janë regjistruar gjithsej 83 raste të reja.
Po ashtu, nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë për 146 pacientë të shëruar. Viktimat janë 3 nga Shkupi të moshës 88, 66 dhe 62 vjeçare, si dhe një 73 vjeçar nga komuna e Tetovës.
Me të dhënat e fundit në vend, janë 2 mijë e 626 raste aktive, ndërkaq nga fillimi i pandemisë, gjithsej kanë rezultuar pozitiv 18 mijë e 873 persona, prej të cilëve jetën e kanë humbur 760, derisa janë shëruar 15 mijë e 487 persona.
