Maqedoni

Kërçovë, nxënësit e shkollave të mesme protestuan kundër mësimit në distancë

05.10.2020 17:42

Marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme të Kërçovës, “Drita” dhe “Mirko Mileski”...

Marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme të Kërçovës, “Drita” dhe “Mirko Mileski”, filloi nga sheshi i qytetit, për t’u ndalur përpara objekteve të arsimit të mesëm, ku u shprehën kundërshtimet e tyre ndaj vendimit për ndjekjen e mësimit on-line.
 
Ata kërkuan ndjekjen e mësimit me prani fizike, sepse ndjekja e orëve mësimore nga distanca, sipas tyre, nuk mund të jetë në nivelin e zhvillimit efikas të procesit mësimor.
 
Kërkesat e tyre për mësim fizik janë të drejta mirëpo nga ana tjetër kemi një vendim obligues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tha drejtori Festim Ahmeti.
 
Sipas tij, organizimi i mësimit në mënyrë të kombinuar dhe me ndërrime, pjesërisht i plotëson kushtet e organizimit të procesit mësimor, dhe një propozim i këtillë  është miratuar edhe nga Këshilli komunal i Kërçovës.
 
SHABAN DALIPI