Tenis

Caktohen grupet në ATP World Finals

05.11.2014 15:45

Roger Federer, që pas dështimit tw Mastersit nw Paris është duke e shikuar mundësinë tjetër për të përfunduar i pari në listë të ATP-së këtë fundvit...

Roger Federer, që pas dështimit tw Mastersit nw Paris është duke e shikuar mundësinë tjetër për të përfunduar i pari në listë të ATP-së këtë fundvit, ka rënë në Grupin B të ATP World Finals që mbahet sivjet në Londër.
 
Turneu prestigjioz i fundvitit që mbledh 8 tenistët më të mirë të stinorit nis më 9 nëntor dhe zgjat deri më të 16-tin e këtij muaji.
 
Dy debutuesit në ATP World Finals, Milos Raonic dhe Kei Nishikori janë futur në grup të numrit dy të botës aktualisht, Roger Federer, që bashkë me skocezin Andy Murray llogariten favoritë në Grupin B.
 
Sa i përket Grupit A, lider i tenisit botëror, Novak Djokovic, do të ketë punë me Stanislav Wawrinkan, Thomas Berdychin dhe fituesin e US Open, Marin Cilic.