Botë
Hagë, konferencë statusore për rastin ndaj Mustafës
05.10.2020 18:34
Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë, ka mbajtur konferencë statusore për rastin ndaj Salih Mustafës...

Prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka thënë se në seancën gjyqësore ndaj Salih Mustafës do të paraqesin edhe prova material të tjera.
Ai ka thënë se materialet shtesë do të jenë deklarata dhe dëshmi të paktën edhe nga 11 dëshmitarë të tjerë, por edhe nga 5 dëshmitarët aktual, e ku numri I përgjithshëm I dëshmitarëve mund të shkon deri në 16, por ky numër mund të rritet apo zvogëlohet.
“ZPS do të paraqes 50 prova materiale në gjyq, përfshirë këtu intervista, fotografi, raporte dhe dokumente të asaj kohe dhe materiale me video. Dokumente do të merren komunikata të UÇK-së, video-materiale, fotografi, të gjitha të asaj kohe. I gjithë ky material mbështetës brenda 30 ditëve do të parashtrohen deri tek pala mbrojtëse. Prokuroria ka përgatit dhe do të publikoj edhe 50 prova materiale të cilat kanë të bëjnë me atë periudhë, ku flitet për ndarjet e strukturave të UÇK-së, dhe këto do të jenë gati deri më 1 dhjetor2020.”,- tha prokurori.
Pala mbrojtëse ka thënë se nga materialet që ka parë përmendet një libër, për të cilin nuk e din nëse do t’i jepet si pjesë e provave.
“Nuk kamë ndonjë reagim ose shtesë rreth mënyrës se hetimeve, vetëm kërkojmë që mos të futen si prova materiale dokumente të përgjithshme, por vetëm ato të cilat kanë të bëjnë me lëndët konkrete, sepse në disa nga materialet të cilat I kemi marrë kemi hasë dokumente të cilat nuk na hynë shumë në punë rreth rastit në fjalë, dhe me këtë po humbet kohë në trajtim të të njëjtave.”,- theksoi avokati mbrojtës, Julius Von Boné.
Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Pas Mustafës janë arrestuar edhe krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
FITIM KRYEZIU
