Shqipëri, u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Nga kjo e hënë, Shqipëria ka një Kod të ri Zgjedhor....

Nga kjo e hënë, Shqipëria ka një Kod të ri Zgjedhor, të miratuar pas muaj të tërë negociatash, mes të gjitha forcave politike. Parlamenti ka miratuar më 97 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Pavarësisht paralajmërimeve për mosvotim të kodit, kryeministri i Shqipërisë ka mundur të konfirmojë edhe njëherë një shumicë qeverisjeje, duke marrë 13 vota më tepër se kërkoheshin për miratimin e kodit.
Pas votimit, kryeministri tha se me hapjen e listave, asnjë kandidat nuk përjashtohet nga gara për deputet, por duhet të marrë pëlqimin e popullit.
Para dhe pas seancës nuk kanë munguar përplasjet, deri fizike mes deputetësh. Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste është akuzuar nga Halit Valteri i opozitës parlamentare se e ka kërcënuar dhe konflikti fizik nuk i është shmangur as ndërhyrjes së Gardës.
Ndërkohë, presidenti, Ilir Meta, ka paralajmëruar Ramën se po e preku Marrëveshjen e 5 qershorit, do të dalë në çdo shesh të Shqipërisë në protestë. Ndryshimi kryesor i Kodit ka të bëjë me uljen e pragut kombëtar 1% dhe garimin e partive në koalicione, vetëm me listë unike dhe në një sigël të vetme. (Luljeta Ndoka, TVM2)
