Itali, përleshje e përgjakshme mes familjes shqiptare dhe rumune, plagosen 3 persona

05.10.2020 19:38

Një familje shqiptare është bërë pjesë e një sherri me një familje rumune në Itali....

Një familje shqiptare është bërë pjesë e një sherri me një familje rumune në Itali, ku si pasojë tre persona janë plagosur.

Sipas mediave italiane përleshja ka qenë e dhunshme, pasi dy familjet janë qëlluar me thikë dhe mes të plagosurve është një i mitur.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të plagosurve dhe identitetin e tyre.

Në kuadër të këtij sherri karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë. Po ashtu në komisariat janë  shoqëruar dhe 5 rumun, të cilët u përfshinë në përleshjen e përgjakshme.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për tentativë për vrasje dhe mbajtje e paligjshme e armëve.