Botë
Covid-19, Europa përballë valës së dytë të Koronës
06.10.2020 11:51
Duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve të reja gjithnjë e më shumë shtete....

Duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve të reja gjithnjë e më shumë shtete evropiane po marrin masa më të forta për të penguar pandeminë.
Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizime totale. Në fundjavë Irlanda pati numrin më të madh të infeksioneve të reja me Korona, të arritur që pas muajit prill. Irlanda është zë vendin e 14 mes 31 vendeve.
Në Gjermani niveli i infeksioneve është 33,5. Nivelin më të lartë e ka aktualisht Spanja me 319,3 dhe Çekia me 303,3. Që prej fundjavës, Madridi dhe nëntë komuna të tjera përreth janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Në Çeki, në mesnatë duke gdhirë dita e hënë, hyri në fuqi gjendja e emergjencës. Kësaj radhe, ndryshe nga hera e parë kufijtë do të qëndrojnë të hapur. Ditën e premte u arrit me 3792 raste një maksimum i ri në numrin e infeksioneve me Korona.
Edhe Franca në fundjavë pati gjithsej 30 mijë raste të reja, të konfirmuara. Duke nisur nga sot baret dhe kafetë në Paris dhe disa prej rrethinave do të qëndrojnë të mbyllura.
Edhe në Itali qeveria planifikon të vendosë masa të tjera për të penguar valën e dytë të infeksioneve. Detyrimi për të mbajtur kudo dhe në çdo kohë mbrojtëse të hundës dhe gojës, do të hyjë në fuqi që ditën e mërkurë. Gjithashtu do t’i kërkohet Parlamentit të zgjasë deri më 31 janar 2021 gjendjen emergjente.
Në Britaninë e Madhe numri i infeksioneve të reja të përditshme u rrit nga 12872 në 22961. Ka rrezik që sërish nëpër klinika të mos ketë vende.
