Maqedoni
MASh: 80 për qind e nxënësve ndjekin mësimin online
06.10.2020 12:38
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se numri i nxënësve...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se numri i nxënësve që ndjekin mësimin online është rritur për 10 për qind.
“Për më pak se një javë rreth 80 për qind e nxënësve në shkolla të mesme dhe fillore suksesshëm u përfshinë në mësim online, ndërsa kjo përqindje që nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet. Nxënësit dhe profesorët tjerë nga shkollat fillore dhe të mesme kanë paraqitur se kanë vështirësi në përfshirjen në mësimin online, ndërsa arsyeja më e shpeshtë që e përmendin është interneti i keq dhe mospasja e pajisjeve.”,- thuhet në njoftimin e MASh.
Nga kjo ministri theksojnë se janë në koordinim me kryetarët e komunave, pushtetin vendor dhe drejtorët e shkollave dhe se po punohet për tejkalimin e sfidave.
“Modeli i mësimit online u tregua funksional dhe i suksesshëm, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë të kënaqur se si po zhvillohet mësimi online. Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët bojkotojnë mësimit se çdo ditë e humbur në mësim është dëm i drejtpërdrejtë i fëmijëve. Të gjithë nxënësit duhet ta fillojnë vitin mësimor dhe procesi mësimor të vazhdojë.”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
MASh njofton se mbi 98% e nxënësve prej klasës e parë e deri të tretën ndjekin mësimin me prani fizike në shkolla dhe të tjerët më pak se 2 për qind mësojnë nga largësia. Për nxënësit që nuk kanë pajisje për mësim online dhe duhet të mësojnë nga larg, emitohen 15-minuta emisione në Televizionin e Maqedonisë së Veriut.
GYLTENE SINANI
