Maqedoni

“Karta e gjelbër 2022” për ShBA, aplikimet prej nesër deri më 10 nëntor

06.10.2020 13:31

Prej nesër deri më 10 nëntor nis afati për Lotarinë e Kartës së Gjelbër për vitin 2022 për SHBA....

Prej nesër deri më 10 nëntor nis afati për Lotarinë e Kartës së Gjelbër për vitin 2022 për SHBA. Paraqitja bëhet vetëm  përmes faqes zyrtare dvprogram.state.gov, ku gjenden instruksionet e plota. Kandidatët do të mund ta bëjnë kontrollin nëse janë zgjedhur duke filluar nga 8 maji 2021. Nga Ambasada e SHBA-së në Shkup kanë njoftuar se pjesëmarrja në Lotarinë është pa pagesë dhe u rekomandojnë kandidatëve që t`i bëjnë gati dhe me kohë t`i dorëzojnë paraqitjet.
 
“Kandidatët nuk guxojnë të kërkojnë ndihmë nga persona të tretë, që do ta dorëzojnë kërkesën në emër të tyre, por çdo kandidat është përgjegjës nëse informacionet e dorëzuara janë të plota e të sakta. Vendosja e të dhënave jo të plota e të pasakta mund të diskualifikojë kandidatin, madje edhe nëse zgjidhet si fitues. Pa marrë parasysh nëse paraqitja është dorëzuar personalisht ose me ndihmën e avokatit, miqve, familjarëve, çdo kandidat mund të dorëzojë vetëm një fletëparaqitje. Dorëzimi i më shumë fletëparaqitjeve do të rezultojë me diskualifikimin nga Lotaria” – sqarojnë nga Ambasada amerikane në Shkup.
 
Çdo kandidat duhet ta shtyp faqen konfirmuese nga fletëparaqitja dhe me numrin e tij të vetëm ta ruajë deri më 30 Shtator 2022, për të kontrolluar nëse është tërhequr. Ky numër është mënyra e vetme përmes së cilit kandidati mund të kontrollojë nëse ka fituar.