Futboll
Fabio Cannavaro nis aventurën e tij si trajner nga Kina e largët
05.11.2014 15:56
Ish kampioni i botës dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 2006 ulet për herë të parë në bankinën e trajneri, pasi u zyrtarizua si trajneri i ri i skuadrës kineze Guangzhou Evergrande...

Ish kampioni i botës dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 2006 ulet për herë të parë në bankinën e trajneri, pasi u zyrtarizua si trajneri i ri i skuadrës kineze Guangzhou Evergrande, duke zëne vendin e lënë bosh nga ish trajneri i tij në kombëtaren e kaltër, Marcello Lippi.
Menjëherë pas mbërritjes në Kinë, Cannavaro hodhi firmën në kontratë dhe u shpreh gati për të nisur aventurën e re. Në këtë detyrë, Cannavaro do të ndihmohet nga Lippi, i cili ka marrë postin e drejtorit teknik.
Detyra e ish mbrojtësit do të jetë shumë e vështirë sepse gjatë viteve të fundit, Llppi ka arritur të fitojë tre kampionate kombëtare, ndërsa në skuadër do të ketë edhe dy njohje të vjetra si Diamanti e Gilardino.
Hapat e parë në profesionin e trajnerit, Cannavaro i ka hedhur në Dubai ku për një sezon punoi si asistent te skuadra e Al-Ahli.
Me kombëtaren e Italisë, ish mbrojtësi numëron 136 ndeshje dhe 2 gola të realizuar. Ai u shpall lojtari më i mirë në botë gjatë vitit 2006 për shkak të suksesit në Botërorin e Gjermanisë.
