Maqedoni

Rasti "Titanik", dëshmitarët pranojnë pagesat për partinë

06.10.2020 13:44

Seanca gjyqësore për rastin "Titanik" ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të punësuar...

Seanca gjyqësore për rastin "Titanik" ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve të punësuar në bankën "Tutunska" dhe një anëtar i VMRO-DPMNE-së. Jana Bozhinovska e punësuar në sportelet e bakës tha se janë paguar më shumë fletpagesa në emër të më shumë personave në llogari të partisë.
 
"Kishte pagesa për partinë VMRO-DPMNE nga persona të ndryshëm. Nuk di se sa herë, por sigurisht më shumë se tri herë. Kishte shuma të ndryshme të pagesës, duke filluar prej 30 mijë e deri në 60 mijë denarë. Disa herë paratë ishin në pako, sikurse kanë dalë prej bankës, por jo gjithmonë kanë qenë ashtu.",- deklaroi dëshmitarja, Jana Bozhinovska.
 
Ndërkohë që Aleksandar Manevski në cilësinë e anëtarit të partisë tha se ka paguar për anëtarësimin, madje ka paguar para një viti në bankë një shumë prej 100 denarë. 
 
"Kam paguar anëtarësim për VMRO-DPMNE-në në shtab apo në Komitet komunale. Kam paguar edhe donacion për VMRO-në, një herë kam paguar në bankë, ndërsa na shtab, në komunën ku jetoj, kam donuar ujë, lëngje dhe materiale të tjera të nevojshme për shtabin. Donacion kam bërë vetëm në bankë. Nuk i kam dhënë dikujt mjete që t’i paguajë në bankë në emrin tim.”,- tha dëshmitari, Aleksandar Manevski.
 
Në mesin e të akuzuarve në këtë rast janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe funksionarë të tjerë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Ata akuzohen për veprën penale “grupim kriminel”, “shkelje të së drejtës votuese”, “shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve”, “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”, “shkatërrim të materialit zgjedhor” dhe “keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore”. Seanca e radhës është caktuar për më 19 tetor.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI