Maqedoni

Mbrojtja nga diskriminimi, Shoqëria civile kërkon miratimin urgjent të Ligjit

06.10.2020 14:19

Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi kërkon miratimin urgjent të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi...

Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi kërkon miratimin urgjent të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, procedurë transparente për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit dhe një sistem të reformuar për mbrojtje efektive dhe parandalimin e diskriminimit. Nga Shoqëria civile thonë se problemet me diskriminimin ende vazhdojnë, sidomos për komunitetin rom, LGBR, për personat e varfër, femrat dhe personat me aftësi të kufizuara. Janë të pakënaqur që qeveria nuk ndryshoi nenin 18 në ligjin e ri që duhet të kalojë në kuvend.
 
“Është më shumë se e nevojshme që partitë politike që janë pjesë e Parlamentit, të miratojnë Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi me konsensus, veçanërisht ato parti politike që ishin nënshkruese të Deklaratës së Prioriteteve. Vetëm kështu do të vërtetojnë se nënshkrimi në deklaratë nuk ishte shprehje e shkruar e vullnetit vetëm  gjatë procesit zgjedhor, por se ata vërtetë besojnë në këtë.”,- deklaroi drejtoresha ekzekutive e FSHHM-së, Fani Karanfilova Panovska.
 
“U bëjmë thirrje deputetëve që menjëherë të propozojnë ndryshimin i cili do të mundësojë një proces transparent, të drejtë dhe gjithëpërfshirës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit.”,- u shpreh Natasha Boskova nga Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska, thotë se për zgjidhjen më të mirë ligjore duhet bashkëpunim edhe nga opozita. 
 
“Besoj se opozita do të marrë pjesë në miratimin e këtij ligji, sepse ai është evropian, në përputhje me rregulloret e BE-së dhe përcakton të gjitha format dhe bazat e diskriminimit, por mbi të gjitha zgjedhjen e një organi profesional financiarisht të pavarur, siç është Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili do të përbëhet nga profesionistë, njerëz me përvojë shtatëvjeçare në fushën e të drejtave të njeriut.”,- theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
 
Legjislacioni për parandalimin e diskriminimit ishte edhe në raportin e KE-së për përparimin e Maqedonisë së Veriut, ku potencohen se duhet më shumë përpjekje në këtë drejtim. 
 
SEDAT SELIMI