Maqedoni

Arsovski: Qeveri luksi e qytetarëve të varfër

06.10.2020 14:32

VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë së teksa funksionarët e saj, duke nisur nga kreu u ekzekutivit...

VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë së teksa funksionarët e saj, duke nisur nga kreu u ekzekutivit, jetojnë në luks të tepruar, qytetarët mezi ia dalin deri në fund të muajit. Zaev luksuzohet me vila të reja e familjet me 3 fëmijë mezi sigurojnë një kompjuter për mësimin online, akuzoi zëdhënësi I VMRO-së Dimçe Arsovski.
 
“Derisa përditë shohim storje të dhimbshme në mediume ku në një kompjuter në një familje mesatare edukohen një, dy, tre dhe katër fëmijë, pasi që prindërit nuk kanë të holla që për çdo fëmijë të sigurojnë kompjuter, Zaevët luksuzohen në vila luksoze për të cilat mediumet mund të vërtetojnë pronësinë e tyre, por ata as që duan të diskutojnë në këtë temë. Kjo është e vërteta e hidhur e Maqedonisë. Mafioz të pasur në qeveri, popull i varfër që nuk e di se si do të jetë jeta e tyre ditët e ardhshme.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.