Maqedoni

Hiqet testi PCR në kufi, Qeveria miratoi vendimin, hyn në fuqi më 12 tetor

06.10.2020 14:54

Qeveria vendosi për hapjen e kufijve pa kushte. Vendimi për hyrjen e shtetasve të juaj pa test PCR në Maqedoninë e Veriut....

Qeveria vendosi për hapjen e kufijve pa kushte. Vendimi për hyrjen e shtetasve të juaj pa test PCR në Maqedoninë e Veriut, hyn në fuqi më 12 tetor. Vendimi përfshin hapjen e kufijve me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë. Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit. Deri tani, Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve. Ministri i shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi një ditë më parë se Kosova është në pritje të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
 
Ky vendim i Qeverisë erdhi pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, i cili bazohet në analizën epidemiologjike që u realizua mes ministrave të shëndetësisë të këtyre shteteve, ku është përfunduar se hapja e kufijve nuk do të ndikojë në importin e rasteve pozitive nga këto shtete në RMV. Deri tani, vetëm Shqipëria nuk ka pasur kushte për test negativ PCR.
 
GYLTENE SINANI