Maqedoni
Raporti i KE-së, Osmani: Kemi kapacitet për të implementuar ligjet
06.10.2020 15:01
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, para publikimit të Raportit të Komisionit Evropian....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, para publikimit të Raportit të Komisionit Evropian, tha se pret vlerësim për progresin e arritur në të gjitha fushat që janë pjesë e rrugës evropiane. Para së gjithash, në pjesën e sundimit të së drejtës, jo me theks në sjelljen e ligjeve të reja, sepse ato u realizuan në pjesën e parë të mandatit, por në implementimin e këtyre ligjeve.
“Unë besoj se si vend kemi treguar se kemi kapacitet për të përforcuar pavarësinë e gjyqësorit si një vlerë fondamentale për vendosjen e mirëfilltë të sundimit të ligjit, por kemi edhe konsolidim serioz të të ashtuquajturve rezultate konkrete në fushën e hetimit, në kryerjen e procedurave, madje edhe në përfundimin e rasteve të larta të korrupsionit, si një segment i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Negociatat me BE-në, Osmani: Angazhim për negociata në fund të vitit
Osmani komentoi edhe progresin në aspekt të dialogut përmbajtjesor që vendi ka me BE-në dhe i cili, sipas tij, është ngritur në një nivel më të lart.
“Jemi të obliguar që përmes angazhimit të përforcuar dhe rrumbullakimin dhe plotësimin e strukturave negociuese të angazhojmë vendin edhe politikisht, por edhe në aspekt administrativ-teknik për fillim të negociatave në fund të këtij viti.”,- u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Osmani: Në kushte pandemie, ditëm të funksionojmë
Ministri Osmani përkujton se kjo periudhë ka qenë test për kapacitetet demokratike të institucioneve dhe vendi dëshmoi se edhe në kohë të vështira di të funksionojë.
SANIJE DURAKU
