Botë
Trazira në Kirgistan, anulohen rezultatet e zgjedhjeve
06.10.2020 15:22
Kirgistani ka anuluar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës...

Kirgistani ka anuluar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, pas trazirave që përfshinë vendin. Paraprakisht protestuesit hynë në Kuvend duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve parlamentare. Një pjesë e ndërtesës u përfshi nga flakët. Çarja e dyerve të parlamentit erdhi disa ditë pas përplasjeve me policinë, e cila fillimisht shpërndau turmat me gaz lotsjellës. Kriza politike vjen pas votimeve të dielën.
Një person humbi jetën ndërsa 600 të tjerë u plagosën për shkak të trazirave. Presidenti Jeenbekov ka apeluar për rikthimin e rendit, duke akuzuar disa forca politike për tentativë të marrjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme. Ai është takuar me liderët e partive dhe ka deklaruar se do të anulojë rezultatet e zgjedhjeve nëse është e nevojshme. Në zgjedhjet e së diel vetëm 4 parti mundën që të hynin në parlament. Tre prej tyre kanë lidhje të ngushta me presidentin.
