Rasti “rover”, Boshkovski kërkon psikiatër për gjykatësin

05.11.2014 16:02

Ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski, kërkoi trajtim psikiatrik për gjykatësin, Ilija Tërpkov, i cili gjykon lëndën “Rover” për vrasjen e dy personave në vitin 2001......

Boshkovski tha sot se gjykatësi,  Ilija Trpkov, nuk e kryen punën siç duhet për shkak të frikës.

“Kërkoj ekspertizë psikiatrike të personit, Ilija Trpkov, që të vlerësohet se a mund ta udhëheqë këtë proces. Mungesa e objektivitetit të tij është motivuar nga frika. Gjatë dhënies së dënimit me 12 vjet burg për mua, më vinte t’i ndihmoj personit, Ilija Trpkov, ai  djersitej nga frika, në vend që të jem unë ai që duhej të djersitej”- deklaroi ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski.

Edhe i akuzuari, Zoran Trajkovski, tha se gjykatësi i ka shkaktuar atij dhe familjes së tij trauma, duke e mbajtur në paraburgim 836 ditë, që është në kundërshtim të plotë me ligjin.

“Ligji definon qartë në nenin 207, se pas ngritjes së aktpadisë, paraburgimi mund të zgjasë më së shumti 2 vjet për vepra penale për të cilat parashikohet burg i përjetshëm. Pse Këshilli Penal i Gjykatës Themelore vepron kështu, jashtë ligjit dhe improvizon paraburgim tjetër, nuk e di”- tha avokati, Ljubço Veselinovski.

Lube Boshkovski dhe Zoran Trajkovski akuzohen për vrasjen e 2 personave në qendër të Shkupit në vitin 2001. Boshkovski gjithashtu vuan dënimin edhe për keqpërdorime gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2011.

Procesi gjyqësor i afrohet fundit dhe pritet së shpejti me fjalën e fundit të dalin të akuzuarit dhe gjykatësi. (Ersan Pajaziti, TVM2)