Maqedoni

Covid-19, 225 të infektuar, 8 viktima dhe 159 të shëruar

06.10.2020 17:16

Në vend, brenda 24 orëve nga 1841 teste të kryera, 225 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19...

Në Shkup janë infektuar 120, Tetovë 17, Prilep 15,  Strumicë 13 , Kumanovë 10, ndërsa nëpër qytete tjera numri i të infektuarve është më pak se 10.
 
Ndërkohë, janë regjistruar edhe 159 pacientë të shëruar, ku numri më i madh i të shëruarve dominon në kryeqytet. Brenda 24 orëve  betejën me Kovid-19 e kanë humbur 8 pacientë.
 
Dy pacientë nga Shkupi të moshës 75 dhe 68 vjeç, 3 pacientë nga Gostivari - 82, 68 dhe 65 vjeç, një nga Koçani - 69 vjeç, një nga Strugë - 78 dhe një nga Strumica i moshës 64 vjeç.
 
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga fillimi i pandemisë është 19096, i të shëruarve 15645, ndërsa betejën me Covid nga fillimi e kanë humbur 768.
 
Për momentin në vend numri i personave aktiv me Covid-19 është 2683. 
 
REJHANE BUSHI METAJ