Maqedoni
Protestuan nxënësit në Kërçovë, Dehari mbështet kërkesën për mësim me prani fizike
06.10.2020 17:58
Nxënësit e shkollave të mesme të Kërçovës edhe sot organizuan marshin protestues kundër mësimit online...

Ata u takuan me kryetarin e komunës, Fatmir Dehari, nga i cili morën premtimin për mbështetje në kërkesën e tyre për mësim me prani fizike në ambientet shkollore.
Për dallim nga dita e djeshme, marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme të Kërçovës, sot ndaloi përpara objektit të komunës. Edhe gjatë ditës së sotme, nxënësit e shprehën kundërshtimin e tyre kundër mësimit në distancë dhe kërkuan hapjen e shkollave për mësim me prezencë fizike. Për realizimin e këtij qëllimi ata morën mbështetjen e kryetarit të komunës, Fatmir Dehari.
Nxënësit e shkollave të mesme “Drita” dhe “Mirko Mileski”, paralajmëruan se protesta do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre legjitime për mësim me prani fizike në ambientet shkollore, si opsion që sipas tyre prodhon efikasitetin e duhur në procesin arsimor.
SHABAN DALIPI
