Biznes-forumi Maqedoni-Austri

05.11.2014 17:08

Kompanitë austriake të ndërtimtarisë dhe infrastrukturës në biznes-forumin në Shkup, u njohën me mundësitë për përfshirje në projektet rrugore dhe hekurudhore në Maqedoni.......

Këto aktivitete para përfaqësuesve të shtatë kompanive nga Austria i prezantoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.

“Biznes-forumi është mundësi e shkëlqyeshme për t’u prezantuar aktivitetet në rrjedhë të ardhshme dhe të diskutohet për mundësitë e pjesëmarrjes së kompanive austriake në ndërtimin e rrugëve magjistrale, rajonale dhe hekurudhore. Para këtyre kompanive prezantova pakon e re të rrugëve, të cilat do të ndërrohen në Maqedoni në periudhën prej vitit 2015 deri në 2017, në vlerë prej 250 milionë euro, të cilat janë pjesë e programit tonë”- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjes, Mile Janakievski.

“Kompanitë austriake janë të interesuara në ndërtimtari dhe infrastrukturë, sepse besojnë se këto sektorë janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e  ekonomisë së Maqedonisë”- tha atasheu tregtar në Ambasadën austriake në Shkup, Gerhard Shllatëll.

Ndërkohë, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se rritja prej 4,4 % e këmbimit të përgjithshëm të jashtëm tregtar me Austrinë në nëntë muajt e parë të vitit, është tregues i mirë dhe do të vazhdohet me këto aktivitete, për të arritur rezultate edhe më të mira. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)