Raporti i progresit, Gir: Antarësimi drejt BE-së, projekt nacional

06.10.2020 20:28

Anëtarësimi drejt BE-së të shndërrohet në një projekt nacional....

Anëtarësimi drejt BE-së të shndërrohet në një projekt nacional dhe gjithpërfshirës, porositi euroambasadori Dejvid Gir në prezantimin e raportit të progresit.

“Procesi i kyçjes drejt BE-së duhet të jetë projekt shtetërorë, nacional, dhe jo projekt i një partie politike apo koalicioni por të jetë ndërpartiak. Elementi i dytë është se janë bërë hapa në miratimin e ligjeve në përputhje me standardet europiane dhe duhet të vazhdohet me këtë dhe më e rëndësishmja dhe më e rënda është zbatimi i reformave, ku të gjithë do të duhet të fokusohemi” – tha euroambasadori, Dejvid Gir.

Nisja e bisedimeve, Dimitrov: Përgjegjësi e RMV-së, BE-së dhe Bullgarisë

Zëvendës kryeministri për çështje eurpiane Nikolla Dimitrov duke e cilësuar si objektiv dhe gjithpërfshirës, tha se tani është shansi që axhenda europiane të shëndrohet në platformë bashkëpunimi midis pushtetit dhe opozitës.

Sipas Dimitrov nisja e bisedimeve në dhjetor do të jetë përgjgjësi jo vetëm e vendit por edhe e BE-së dhe Bullgarisë.

“Ne bëjmë gjithçka që të arrijmë cakun që ky vit të jetë historik ashtu siç e nisëm në mars me dhënien e dritës jeshile. Kemi shumë sfida, edhe Europa edhe ne në Ballkan nuk kemi luksin të lëshojmë shans të tillë për arritjen e suksesit. Nëse në dhjetor kemi konferencën e parë ndërqeveritare në kuadër të kryesimit gjerman, ky do të jetë një sukses i madh për Maqedoninë e Veriut, BE-në që rekomandimi i pa kusht për nisjen e bisedimeve edhe të zbatohet. Që ky proces të vazhdoj, përgjegjësi ka edhe Bullgaria.” – u shpreh Zv.Kryeministri për çështje europiane, Nikolla Dimitrov.

Sipas Dimitrov e rëndësishme është që në periudhë pandemie vendi ka arritur përparimk në katër sferat kyçe sikurse reformat në gjyqësi, administartë, luftën kudër korrupsionit dhe reforma në shërbimet e kundërzbulimit. (Meral Ismaili, TVM2)