VMRO proteston për shtrenjtimin e energjisë kërkon dorëheqjen e anëtarëve të KRRE-së
Kthimi i çmimit të vjetër të energjisë elektrike....

Kthimi i çmimit të vjetër të energjisë elektrike dha dorëheqje të Kryetarit të Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski.
Këto janë kërkesat e VMRO DPMNE-së me ç’rast antarët e saj me vetura protestuan nga Salla Sportive “Jane Sandanski” deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Vendi ynë paguan fatura më të larta të energjisë elektrike krahasuar me standardin e qytetarëve, theksoi deputeti, Vllatko Gjorçev, i cili kërkoi dorheqjen e Bislimovskit dhe anëtarëve të KRRE-së.
“Në këtë kolaps ekonomik që po na ndodh, largimet nga puna nuk janë gjë tjetër pos terror ekonomik për qytetarët. Kërkojmë të emërohet Komision profesional, njerëz të cilët e njohin punën e tyre, dhe ja të atillë që të parët do fotografoheshin në shtabin e LSDM së” – tha Deputeti i VMRO DPMNE-së, Vllatko Gjorçev.
Nga VMRO DPMNE kërkojnë formimin e KRRE-së profesional në të kundërtën protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre. (Flutura Latifi, TVM2)
