Botë

Covid-19, mbi 36 mln raste në botë që nga fillimi i pandemisë

07.10.2020 11:20

Numri i të prekurve nga Covid-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë...

Numri i të prekurve nga Covid-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 36 milionë, sipas faqes së internetit “Uorldometer”. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 7.723.721 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India me 6.757.131, Brazili  me 4.970.953, Rusia me 1.237.504, Kolumbia me 869.808, Spanja me 865.631, Peruja me 832.929, Argjentina me 824.468, Meksika me 794.608 dhe Afrika e Jugut me 683.242 të infektuar në total.

Pas shfaqjes për herë të parë në Vuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, Covid-19 u përhap në mbarë botën duke marrë jetët e 1.054.710 personave. 27.155.683 njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.842.180 raste aktive.