Maqedoni
LSDM: Raporti pozitiv i KE-së është dëshmi për suksesin e reformave
07.10.2020 11:58
LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se raporti i Komisionit Evropian...

LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se raporti i Komisionit Evropian i ka njohur vlerat dhe angazhimet e Qeverisë së tyre në procesin ndaj BE-së.
“Motiv i vërtetë është që në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është konstatuar se dialogu përmbajtësor i Qeverisë me Komisionin Evropian gjendjet në nivel shumë më të lartë. Në raport është theksuar se Maqedonia e Veriut në shumë fusha ka arritur nivel të lartë të harmonizimit me ligjet evropiane dhe rekomandohet zbatimi i tyre për rezultate më të mira”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, raporti i KE-së i ka përmendur në mënyrë të veçantë gjetjet në fushën e vlerave fundamentale, zgjedhjet, sundimin e së drejtës, gjyqësinë dhe luftën ndaj korrupsionit.
VMRO-DPMNE: Raporti i KE-së vërtetoi se me LSDM-në shteti po fundoset
Ndërkohë, nëpërmjet një njoftimi të VMRO- DPMNE-së thuhet se “nëse LSDM gënjen, raporti i KE-së nuk gënjen.”
“Raporti i KE-së vërtetoi se VMRO-DPMNE angazhohet në Kuvend dhe i mbështet çështjet kyçe që janë interes kombëtar i përbashkët, siç janë reformat lidhur me BE-në dhe procesin e integrimit në NATO”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE –së.
