Vitin që vjen, thirrja për autostradën Gostivar-Kërçovë
Thirrja për ndërtimin e autostradës Gostivar-Kërçovë do të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm..........

42 kilometrat, që do të jenë pjesë e korridorit 8, do të jepen nën koncesion për 20 vitet e ardhshme dhe ndërtimi pritet të bëhet nën partneritet publiko-privat.
“Po përgatiten dokumentet e nevojshme dhe presim që në fillim të vitit të kemi edhe thirrjen publike. Kur të bëhet thirrja, do t’i shpjegojmë edhe detajet rreth tij. Për momentin po bëjmë pako, që mendojmë se do të jetë diçka atraktive për koncesionerët potencial”- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.
Ndërtimi i autostradës Gostivar-Kërçovë dështoi më herët, për shkak të mosinteresimit të koncesionerëve potencial, por qeveria tani është e bindur se do të ketë më shumë interesim. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
