Maqedoni
Jovanovski ende në spital, anulohet gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”
07.10.2020 12:13
Gjykimi për lëndën “Lidhja ndërkombëtare” sot u anulua për herë të tretë....

Është seanca e tretë me radhë e gjykimit në rastin "Lidhja Ndërkombëtarë" e cila anulohet për shkak të mosprezencës së të akuzuarit, Bojan Jovanovski. Ai akoma gjendet në mjekim spitalor, pasi pas operacionit, ende nuk i është shëruar plaga.
Dukovski: Të kthesh pacientin në burg, është torturë
Mbrojtja e tij thotë se refuzimi i kërkesës së tij për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv me atë shtëpiak për një person në gjendje të tillë shëndetësore paraqet vepër penale "torturë".
“Një njeri që është operuar nga një sëmundje e tillë nuk mund të trajtohet as në demokracitë më serioze në kushte burgu e jo më në burgun e Shkupit. Refuzimi i djeshëm për zëvendësimin e masës së paraburgimit nuk paraqet asgjë tjetër lloj të pastër të veprës penale "torturë" të paraparë në Kodin Penal dhe një ditë dikush do të përgjigjet për këtë. Në raportet e KE-së kemi edhe pjesën ku thuhet për përdorimin e shumtë të masës së paraburgimit edhe në rastet e panevojshme.”,- deklaroi avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
Në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, së bashku me Jovanovskin, të akuzuar janë edhe Jasna Mandiq, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska.Jovanovski, që akuzohen për veprën penale “mashtrim” dhe “larje parash” ndërsa të tjerët për “ndihmë në kryerjen e veprave”. Seanca e ardhshme për këtë lëndë është caktuar për më 28 tetor.
FLORIJE BELULI KAMBERI
