Sulm në një tubacion nafte, Azerbajxhani akuzon forcat armene
Një tubacion nafte ka qenë shënjestër e luftimeve midis forcave armene dhe azerbajxhanase...

Një tubacion nafte ka qenë shënjestër e luftimeve midis forcave armene dhe azerbajxhanase në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.
Raketa u hodhën në tubacionin Baku-Tbilisi-Çejhan ku mbeti i vdekur një civil, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Azerbajxhan, duke shtuar se një civil u vra. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se raportet e Azerbajxhanit, për përpjekjen e trupave armene për të goditur tubacionin Baku-Tbilisi-Çejhan, janë gënjeshtra të drejtpërdrejta.
Luftimet për Nagorno Karabakun kanë nisur qysh më 27 shtator. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, rajoni qeveriset nga armenët etnikë. Dy palët kanë raportuar për së paku 240 viktima, përfshirë dhjetëra civilë. Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për rajonin e Nagorno Karabakut më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë. Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.
