Shkup, mësuesja pozitive ndaj COVID-19, u izoluan 15 nxënës
Pesëmbëdhjetë nxënës të klasës së parë të Shkollës Fillore “Goce Delçev” në komunën Qendër....

Pesëmbëdhjetë nxënës të klasës së parë të Shkollës Fillore “Goce Delçev” në komunën Qendër prej dje janë në izolim 14 ditor ngaqë mësuesja e tyre rezultoi pozitiv me Covid-19.
Rasti është konfirmuar edhe nga drejtoresha e shkollës e cila sqaron se e njëjta do të mbajë mësim online nga shtëpia, njësoj si nxënësit e izoluar. Në të njëjtën shkollë është izoluar edhe një tjetër mësuese, megjithatë nuk dihet nëse është sëmurë me Covid-19, apo me grip sezonal. Rezultatet e saj pritet të dalin të shtunën. E deri atëherë, fëmijët do të vazhdojnë të frekuentojnë mësimin me prani fizike të ndarë në klasat e tjera. Pas marrjes së rezultateve do të dihet nëse duhet të izolohet e gjithë klasa, apo mësuesja do të kthehet pas kalimit të gripit te nxënësit e saj.
