Kulturë

''Tirana vjen tek ti'', 100 vjet histori - në sheshin “Skënderbeu”

07.10.2020 15:41

Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes kryeqytet të Tiranës, është krijuar muzeu i lëvizshëm me emrin “Tirana vjen tek ti”....

Në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes kryeqytet të Tiranës, është krijuar muzeu i lëvizshëm me emrin “Tirana vjen tek ti”. Muzeu rikthen përmes imazheve fotografike momentet më të forta të historisë, që nga ballkoni i Bibliotekës së Vjetër Kombëtare, ku u ngrit flamuri i pavarësisë, drejt vendimeve të Kongresit të Lushnjës, që e shpalli kryeqytet e deri më sot.
 
Në zemër të kësaj kujtese, spikat gjurma dhe simbolika e “Sheshit Skënderbe”, i cili ka qenë që në zanafillë të tij, simboli i shndërrimeve të forta shoqërore e politike të kombit shqiptar dhe refleks i përsosur i diversitetit historik e kulturor. Muzeu i lëvizshëm sot ka qëndruar edhe në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, si pjesë e udhëtimit edhe në Kosovë e Preshevë.