Gratë sipërmarrëse, Bekteshi: Vazhdojmë me më shumë mbështetje

07.10.2020 16:18

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndau sot vendimet për pagesat e subvencioneve për 11 kompani të themeluara dhe të udhëhequra nga gratë të cilat kanë plotësuar kushtet në thirrjen publike për mbështetje financiare për gratë sipërmarrëse.

Përmes kësaj mase subvencionohen kompanitë në pronësi dhe të menaxhuara nga gratë duke bashkëfinancuar 60% të ko-shpenzimeve të dëshmuara për furnizim me pajisje, rregullim të hapësirës, kujdes për fëmijët, prezantim i zgjidhjeve softuerike.

“Në krahasim me vitin e kaluar, pothuajse për 16% është rritur numri i grave sipërmarrëse të cilat i aplikojnë dhe shfrytëzojnë masat e kofinancimit të cilat i realizon Ministria e Ekonomisë. Në ditët ne vazhdim me bashkëpunim me Bankën e Maqedonisë për Zhvillim do të publikojmë edhe thirrjen publike në mbështetje të delegacionit të BE-së ku Ministria e Ekonomisë merr pjesë me një milion euro kofinancim. Pikërisht këto kredi pa kamatë të cilat janë paraparë të realizohen në vlerë prej 31 milion euro do të shndërrohen në grand prej 30% nëse çdo kompani është e formuar dhe menaxhohet nga gra, por do të vlejë edhe për të rinjtë ndër 29 vjet, si dhe për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, të cilët kryesisht janë të orientuara nga eksporti. Vitin e ardhshëm kemi paraparë masa të tjera për të mbështetur gratë sipërmarrëse.”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Si grua sipërmarrëse mund të them se gratë shumë po e tregojnë vetën në sferën e ekonomisë, mirëpo meshkujt ende janë ata të cilët e udhëheqin atë.

Një falënderim të madh për Ministrinë e Ekonomisë, e cila në këto kushte kur kemi ulje të vëllimit të punës, ka ndarë këtë masë ndihmë për gratë sipërmarrëse, me çka ne do të ndihmohemi. Falënderim edhe për masat tjera të cilat i kanë ndarë për të ardhurat personale për muajt tetor, nëntor e dhjetor.”,- theksoi fituesja e grandit, Roza Popovska.