Maqedoni

Kumanovë, nxënësit vazhduan me protesta

07.10.2020 16:49

Për të pestën herë me radhë nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovës...

Për të pestën herë me radhë nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovës kanë vazhduar me protestat kundër mësimit online, duke kërkuar mësim të kombinuar edhe me prezencë fizike. Në protestat e sotme, përpos nxënësve shqiptarë, morën pjesë edhe ata maqedonas. Nxënësit paralajmëruan se protestat do t’i vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
 
“Kemi vendosur që të protestojmë pasi që jemi kundër mësimit online, kështu po e shfrytëzojmë të drejtën tonë të protestës për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë, shpresojmë që të funksionojë dhe të arrijmë qëllimin tonë, që të jemi prezent nëpër shkolla, pasi që kjo do të ndikojë më mirë për arsimimin tonë.”,- tha një nxënëse.
 
“Nëse Ju tani na ndaloni të drejtën për shkollim efikas, çka do të bëhet me gjeneratat e ardhshme? Kjo protestë nuk është vetëm për t’iu thënë STOP mësimin online, por edhe për t’ju treguar se dikush në këtë shtet nuk ka mjaft të ardhura për t’i plotësuar dëshirat, prindërit tanë nuk janë as milionerë e as biznesmenë. Vendet e rajonit të gjitha kanë hapur dyert e shkollave, por jo edhe Maqedonia e Veriut, si duket në vendin tonë jemi më të mençur.”,- tha një nxënëse.
 
FATLUM AQIFI